BallinaEKSKLUZIVESa miliarda dollarë i ka kushtuar lufta SHBA-së?

Sa miliarda dollarë i ka kushtuar lufta SHBA-së?

-

Sipas një analize paraprake të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (Center for Strategic and International Studies), lufta me Iranin i ka kushtuar Departamentit të Mbrojtjes së SHBA rreth 40 miliardë dollarë. Shpenzimet përfshijnë përdorimin e municioneve, dëmtimin e pajisjeve ushtarake dhe dëmet në bazat ushtarake. Në këtë vlerësim nuk përfshihen kostot operative që tashmë janë të parashikuara në buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes për vitin fiskal 2026, i cili tejkalon 1 trilion dollarë.

Sipas këshilltarit të lartë të CSIS, Mark Cancian, pjesa më e madhe e kostove është përballuar nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së, ndërsa konflikti ka sjellë shpenzime shtesë edhe për institucione të tjera si Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Çështjeve të Veteranëve, të cilat së bashku vlerësohen të kenë shpenzuar rreth 1 miliard dollarë sipas të njëjtave vlerësime paraprake. /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Vendoset gurthemeli i rrugës Shkup – Bllacë

0
Nën prezencën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, përfaqësues të BE-së, BERZH-it, si dhe krerëve shtetëror të Maqedonisë së Veriut, sot është vendosur gurthemeli...