BallinaAktualitetiSa ishin mërgimtarët nuk kishte vend ku të parkohen veturat, ndërsa sot...

Sa ishin mërgimtarët nuk kishte vend ku të parkohen veturat, ndërsa sot rrugët e fshatit Vishticë janë pa njerëz

-

Flet mes lotësh kryetari i Bashkësisë Lokale, prof. Ismail Rushiti: Diku rreth 100 shtëpi janë të mbyllura!

Nga kjo fundjavë vendet tona mbetën bosh me ikjen e mërgimtarëve në vendet perendimore. I tillë ka mbetur edhe fshati Vishticë i komunës së Likovës.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të këtij vendbanimi, profesor Ismail Rushiti mes lotësh thotë se sa ishin mërgimtarët nuk kishte vend ku të parkohen veturat, ndërsa tani rrugët e fshatit janë pa njerëz. Në një intervistë për Open-TV, ai thotë mërgimtarët janë oksigjen i tyre. Profesori tregon se ata e meritojnë cdo respekt për shkak se bëjnë me mijëra kilometra për të ardhur në vendlindje.

Ismaili thekson se kanë bashkëpunim të ngushtë me mërgimtarët e tyre dhe se me shoqatën e mërgimtarëve kanë ndërtuar pesë shtëpi. Fshati Vishticë ka 240 shtëpi, prej tyre 100 të mbyllura.

Për më shumë ndiqeni rrëfimin e tij.

https://www.youtube.com/channel/UCupO0InXc2vm5ZiMu_EEQ7w

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicër: Qytetarët votojnë për neutralitetin dhe nismën për ushqimin

0
BERN – Më 27 shtator 2026, qytetarët me të drejtë vote në Zvicër do të votojnë për dy iniciativa popullore federale: Iniciativën për Neutralitetin dhe Iniciativën për Ushqimin....