Spanja, e cila kishte regjistruar 43 ndeshje radhazi pa humbje, është mposhtur sonte në shtëpi, duke ndërprerë serinë e saj fantastike.
Anglia kaloi në epërsi në minutën e 45-të, kur Harry Kane shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 0:1.
Në minutën e 53-të, anglezët dyfishuan epërsinë. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Declan Rice, Ezri Konsa realizoi me kokë për 0:2. Vetëm katër minuta më vonë, Anglia shënoi edhe golin e tretë. Jude Bellingham asistoi bukur për Ben White, i cili depërtoi në zonën e rreptësisë dhe realizoi për 0:3.
Në minutën e 63-të, Anglia mbeti me një lojtar më pak, pasi Elliot Anderson u ndëshkua me karton të kuq.
Spanja përfitoi nga epërsia numerike dhe ngushtoi rezultatin në minutën e 65-të, kur Mikel Oyarzabal shënoi nga penalltia për 1:3.
Në minutën e 75-të, Nico Williams realizoi golin e dytë për spanjollët, pas asistimit të Lamine Yamalit, duke e çuar rezultatin në 2:3 dhe rikthyer emocionet në stadiumin “Metropolitano”.
Megjithatë, Anglia arriti ta ruajë epërsinë deri në fund dhe të marrë një fitore të madhe në Madrid. Anglia e përfundoi grupin në vendin e parë me 15 pikë, po aq sa Spanja, e cila u rendit e dyta në Grupin 3 të Ligës A të Kombeve./K.Goca/BS










