BallinaDiasporaRutte vlerëson kontributin e Zvicrës në misionin e paqes në Kosovë

Rutte vlerëson kontributin e Zvicrës në misionin e paqes në Kosovë

-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në Bruksel ka takuar Këshilltarin Federal Martin Pfister nga Departamenti Federal për Mbrojtjen, Mbrojtjen e Popullsisë dhe Sportin (VBS/DDPS).

“Ishte mirë të takoja Këshilltarin Federal Martin Pfister dhe ta falënderoja për kontributin e Zvicrës në misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë. Diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë me Zvicrën””, ka shkruar Rutte në X.

Që nga tetori i vitit 1999, Forcat e Armatosura Zvicerane marrin pjesë në misionin ndërkombëtar paqeruajtës të NATO-s, Kosovo Force (KFOR), në Kosovë me Kompaninë Zvicerane dhe kontingjentet Swisscoy.

Numri personelit të Forcave të Armatosura Zvicerane aktualisht është 215, dhe mandati aktual skadon në fund të vitit 2026./BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...