BallinaSportiRonaldo merr vendim të papritur

Ronaldo merr vendim të papritur

-

Cristiano Ronaldo nuk u stërvit të martën me pjesën tjetër të kombëtares së Portugalisë, në prag të përballjes me Danimarkën. Kapiteni portugez u shfaq në fushë rreth gjysmë ore para nisjes së seancës, por nuk iu bashkua më pas pjesës tjetër të skuadrës. Ronaldo u largua nga stadiumi ndërsa skuadra vijonte përgatitjet dhe u kthye në hotel, ku zhvilloi një seancë individuale në palestër. Sipas Federatës Portugeze të Futbollit, arsyeja ishte mungesa e pajisjeve të nevojshme në palestrën e stadiumit për programin e tij të personalizuar të stërvitjes.

Deri tani nuk është raportuar për ndonjë problem fizik të Cristiano Ronaldos. Sulmuesi i Al Nassr zhvilloi gjithashtu një bisedë me trajnerin Jorge Jesus para nisjes së seancës.

Megjithatë, situata vjen në një moment kur marrëdhënia mes Ronaldos dhe trajnerit portugez është në qendër të vëmendjes. Në ndeshjen e fundit ndaj Norvegjisë, Ronaldo qëndroi në stol gjatë gjithë takimit, pavarësisht se kishte bërë nxehje në pjesën e dytë. Jorge Jesus kishte planifikuar ta aktivizonte, por vendosi të mos e fuste në lojë për shkak të zhvillimit të ndeshjes. Ronaldo më pas nuk iu bashkua skuadrës në përshëndetjen ndaj tifozëve pas ndeshjes, çka shtoi spekulimet rreth situatës mes kapitenit dhe trajnerit. Për këtë arsye, presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, udhëtoi drejt Kopenhagës për të qenë pranë ekipit dhe për një takim të mundshëm me Ronaldon dhe Jorge Jesus.

Portugalia do të përballet me Danimarkën të enjten, ndërsa vëmendja është përqendruar edhe te vendimi i Jorge Jesus për mënyrën se si do ta përdorë Cristiano Ronaldon në këtë sfidë. /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti: Bekim Sejdiu mbetet kandidati ynë për president

0
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Bekim Sejdiu mbetet kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për president të Kosovës, pavarësisht tërheqjes së tij nga gara. Kurti...