BallinaShpalljeRihapja e Shkollës Shqipe VATRA në 26 Shtator 2026

Rihapja e Shkollës Shqipe VATRA në 26 Shtator 2026

-

Të dashur prindër dhe familje shqiptare!

Me kënaqësi të madhe ju ftojmë në rihapjen e Shkollës Shqipe VATRA, organizuar nga Vatra Tampa Bay. Viti i ri shkollor fillon më 26 Shtator 2026

📍Vendndodhja: St. Petersburg College, Clearwater, ES 113

🕜Orari: Çdo të shtunë, nga ora 13:30 deri në 15:30

🇦🇱Shkolla është e hapur për fëmijët e moshës 6–14 vjeç. Këtu fëmijët do të socializohen me njëri-tjetrin, do të mësojnë gjuhën shqipe nëpërmjet historisë dhe gjeografisë së Shqipërisë, si dhe duke njohur figurat e mëdha historike shqiptare – gjithçka në një ambient të ngrohtë, motivues dhe plot gëzim.

🗒Regjistrimet janë të hapura!

💻Për t’u regjistruar, ju lutemi dërgoni në email-in: VATRATAMPABAY@GMAIL.COM

informacionet e mëposhtme:

1. Emrin e fëmijës që do të regjistrohet

2. Emrin e njërit prind

3. Adresën e emailit

4. Numrin e telefonit

Për çdo pyetje ose informacion shtesë, na telefononi në: 727-247-4209

Le t’ua japim fëmijëve tanë dhuratën më të bukur – gjuhën, historinë dhe identitetin shqiptar!

Ju presim me zemër të hapur!

Vatra Tampa Bay /GD

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sot deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerve

0
Në Gjykatë Speciale gjatë ditës së sotme do të mbahen deklaratat përfundimtare në çështjen Thaçi dhe të tjerve, në lidhje me akuzat për administrim...