BallinaSportiRefuzoi përfaqësuesen tjetër, përsëri panik në Zvicër: Shqipëria po na merr një...

Refuzoi përfaqësuesen tjetër, përsëri panik në Zvicër: Shqipëria po na merr një talent të sulmit

-

Mediat zvicerane kanë ngritur përsëri alarmin se Shqipëria po synon t’i rrëmbejë Zvicrës një nga talentet më premtues të futbollit në vend.

Futbollisti i U17 të Araut, Osman Ismaili, ka shënuar 3 gola në 4 ndeshjet e para dhe sipas mediave zvicerane, FSHF është vënë në lëvizje të bindë talentin e ri të veshë fanellën kuqezi. Kjo do të thotë se po bëhen gati procedurat për pajisjen e tij të shpejtë me pasaportën shqiptare, pasi mendohet se lojtari në fjalë do të mund të bëjë mirë në të ardhmen.

“Zvicra rrezikon të humbasë një talent premtues”, shkruan “4-4-2.ch”, që kujton se si ai ka luajtur me Zvicrën U16 në maj në dy miqësore, ndërsa në muajin prill, kishte veshur edhe fanellën e Maqedonisë së Veriut në dy përgatitore para se lojtari të refuzonte ftesa të tjera nga ajo, transmeton bweb.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Apple hap një epokë të re: Prezanton iPhone-in e parë që...

0
Apple ka prezantuar valën më të madhe të produkteve të reja të viteve të fundit, me një pajisje që shënon ndryshimin më të madh...