POSTIMET E FUNDIT

Real Madrid zgjedh sërish Mourinhon

Mungon vetëm firma, marrëveshje deri në qershor 2028

José Mourinho pritet të rikthehet te Real Madrid. Trajneri portugez, i cili mori drejtimin e Benficës në shtatorin e kaluar, sot do të mbyllë aventurën e tij në Lisbonë me ndeshjen e fundit në pankinën e klubit portugez.

Sipas mediave spanjolle, gjithçka mes Mourinhos dhe Real Madrid është dakordësuar dhe mungon vetëm firma në kontratë. Marrëveshja parashikon që ai të drejtojë skuadrën madrilene deri në qershor të vitit 2028.

Presidenti i klubit, Florentino Pérez, duket se po rikthehet te formulat që kanë funksionuar në të kaluarën. Pas rikthimit të Zidane dhe më pas të Carlo Ancelottit, tani radha i takon sërish Mourinhos.

Emri i francezit Zidane u diskutua edhe këtë herë, por angazhimi i tij me kombëtaren franceze e bëri të pamundur rikthimin.

Kontaktet mes palëve kanë nisur prej javësh. Fillimisht, ideja u propozua nga agjenti Jorge Mendes në fund të muajit mars, por u refuzua nga drejtuesit madrilenë.

Megjithatë, situata sportive dhe tensionet në dhomat e zhveshjes së Realit ndryshuan gjithçka.

Rezultatet negative, atmosfera e rënduar dhe problemet e brendshme e bindën Florentino Pérez se Mourinho ishte alternativa më e mirë për të rikthyer disiplinën dhe stabilitetin në skuadër.

Edhe pse trajneri portugez ka mohuar publikisht kontaktet me Real Madrid, burime pranë klubit konfirmojnë se bisedimet kanë vazhduar prej tre javësh.

Mourinho ka qenë i kujdesshëm ndaj Benficës, klub që kishte kërkuar dy herë rinovimin e kontratës së tij deri në vitin 2027.

Tani gjithçka duket gati për rikthimin e “Special One” në stadiumin Santiago Bernabéu, transmeton tvklanal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB