BallinaArsimiRama: Viti i Gjuhës Shqipe vendosi piketa të reja për ruajtjen dhe...

Rama: Viti i Gjuhës Shqipe vendosi piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës

Viti 2024 ishte “Viti i Gjuhës Shqipe”. Kryeministri Edi Rama teksa ndan një përmbledhje të disa prej aktiviteteve kryesore të organizuara gjatë këtij viti, vlerëson se në Vitin e Gjuhës Shqipe janë vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar.

Në Vitin e Gjuhës Shqipe kemi vendosur piketa të reja për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës sonë, si pjesë e identitetit kombëtar. Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë”, shkruan Rama.

Viti që lamë pas u karakterizua nga një sërë nismash si Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, hartimi i librit të përbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”.

Po ashtu gjatë vitit që lamë pas u hartua programi i ri “Mësues për Greqinë”, si dhe një seminar me mësuesit e gjuhës shqipe në diasporë. Ndërsa në nëntor u organizua Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, si dhe u hartua fjalori i madh i Gjuhës Shqipe, njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shkarkohet drejtori i FIFA-s

0
Drejtori operativi FIFA-s, Kevin Lamour, është shkarkuar nga organi qeverisës i futbollit, më pak se tre javë pasi kritikoi ashpër presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino,...