
Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Jesper Ostlund, ka publikuar listën e lojtarëve për lojërat mesdhetare “Taranto 2026”.
Kombëtarja jonë e hendbollistëve për herë të parë merr pjesë në Lojërat Mesdhetare. Lojërat mesdhetare “Taranto 2026” mbahen prej 21 gushtit deri më 3 shtator.
Për shkak të obligimeve në klubet e tyre, shumica e lojtarëve të Kombëtares A nuk do të jenë në dispozicion për këtë ngjarje shumësportëshe.
Shumica e lojtarëve të ftuar janë të Kombëtares U20, por nën urdhrat e Ostlundit do të jenë edhe disa lojtarë të Kombëtares A, kryesisht anëtarë të klubeve të vendit. Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë e luan ndaj Italisë më 23 gusht. Më 25 gusht përballemi me Egjiptin, ndërsa më 27 gusht me Portugalinë. Më pas janë edhe ndeshjet për plasman.
Në “Taranto 2026” paraqitet edhe Kombëtarja e hendbollisteve./BS










