BallinaSportiFesta e madhe e Dinamo Cityt vlen 500 mijë euro

Festa e madhe e Dinamo Cityt vlen 500 mijë euro

Pamje të papublikuara më parë kanë dalë në dritë nga dhomat e zhveshjes së Dinamos, vetëm pak çaste pas kualifikimit të rëndësishëm ndaj Audas. Atmosfera pa dyshim është elektrizuese.

Lojtarët e festojnë suksesin europian, ndërsa në dhomat e zhveshjes mbërrin presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, i cili e mban fjalën e dhënë dhe e shpërblen skuadrën për eliminimin e Audas.

Paratë shpërndahen mes lojtarëve në mes të festës, shkruan tch, në pamje që tregojnë edhe një herë motivimin e madh brenda kampit “blu”. Por premioja e dhënë pas Audas nuk është shpërblimi i vetëm. Tashmë Dinamo ka përpara sfidën që mund t’i ndryshojë sezonin dhe historinë europiane të klubit.

Më 20 gusht, në “Elbasan Arena”, Dinamo pret Pafos në ndeshjen e parë të Play-Off-it të Conference League. Një javë më pas, më 27 gusht, luhet takimi i kthimit në Qipro.

Nëse Dinamo eliminon Pafos dhe kalon këtë tur, siguron kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League.

Dhe për këtë objektiv presidenti Ardian Bardhi ka vendosur një premio të jashtëzakonshme:

500 mijë euro për kualifikimin në grupe

Në këtë betejë europiane janë ende dy skuadra shqiptare.

Egnatia, e cila deri tani ka siguruar 3.870.000 euro nga rrugëtimi europian, luan për një objektiv edhe më të madh. Rrogozhinasit përballen me Lillestrøm në play-off-in e Europa League. Ndeshja e parë luhet më 20 gusht, në orën 19:00, në Rrogozhinë, ndërsa takimi i kthimit zhvillohet më 27 gusht, në orën 19:00, në transfertë. Nëse Egnatia arrin të eliminojë norvegjezët, atëherë siguron një vend në fazën e ligës së Europa League, një tjetër moment historik për klubin, transmeton Bsot.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Diaspora që ruan identitetin – Kryetari i Ansamblit “Trojet” takon profesorin...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Prishtinë/Kosovë – Kryetari i Ansamblit “Trojet” me qendër në Winterthur të Zvicrës, z. Zeqë Gashi, këto ditë po qëndron në Kosovë, pas...