BallinaAtdheuPse VV-ja i dha votë kandidates së Listës Serbe? Përgjigjet Murati

Pse VV-ja i dha votë kandidates së Listës Serbe? Përgjigjet Murati

-

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka folur pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, në seancën ku nuk morën pjesë deputetët e PDK-së. Murati ka shpjeguar edhe votën e deputetëve të VV-së për kandidaten e Listës Serbe, Tanja Vujoviq, për nënkryetare të Kuvendit.

Ai tha se, meqë Lista Serbe përfaqëson shumicën e deputetëve të komunitetit serb, posti i nënkryetarit u takon atyre dhe se vota për Vujoviqin ishte e nevojshme për të përfunduar konstituimin e Kuvendit. “Nuk është se të gjithë i votuam..por kandidatja e fundit që ishte në radhë dhe nuk kishte tjetër, ishte zonja që u prezantua. E votuam në mënyrë që të konstituohet Kuvendi, sepse nuk mund të bëhej peng konstituimi i Kuvendit”, tha Murati. /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...