BallinaDiasporaProtestë e madhe në New York pas vendimit të Hagës, shqiptarët mblidhen...

Protestë e madhe në New York pas vendimit të Hagës, shqiptarët mblidhen para OKB-së

-

Nga Beqir SINA – New York

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar sot pasdite zhvillimin e një proteste në New York, para ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas platformës “Liria ka Emër”, protesta do të zhvillohet sot pasdite (të martën, më 22 shtator), duke nisur në orën 18:00, në Dag Hammarskjöld Plaza, E. 47th Street, midis First dhe Second Avenue. Tubimi është thirrur nga pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, ndërsa pritet të zhvillohet përpara selisë së OKB-së, gjatë kohës kur nis edhe sesioni i 81-të i Asamblesë së Përgjithshme.

Sot në OKB janë udhëheqësit e 193 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, të cilët mblidhen në Nju Jork për Javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme.

Protesta e shqiptarëve në Amerikë vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Më 16 shtator ata u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim: Thaçi dhe Krasniqi me nga 25 vjet, Veseli me 18 dhe Selimi me 13.

Organizatorët synojnë që përmes tubimit paqësor të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me vendimin.

Motoja e protestés në NYC sot është “Bashkë për Lirinë e Tyre” dhe “Drejtësi për ata që mbrojtën lirinë”, dhe ” Jo në Emër Tim”, me flamujt e Shqipërisë, SHBA-së, Kosovës dhe BE-së.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ndryshim te Kombëtarja Shqiptare, Feta Fetai ftohet në vend të Qazim...

0
-Kombëtarja shqiptare ka një ndryshim në grupin e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e UEFA Nations League. Mesfushori Qazim Laçi nuk do të jetë...