BallinaAtdheuPezullohet nga detyra Vlora Hyseni

Pezullohet nga detyra Vlora Hyseni

-

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lëshuar masë sigurie “arrest shtëpie” dhe pezullim nga detyra për Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit, masë që është vendosur edhe nga GJKKO.

Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Hyseni ka qenë shpesh herë në shënjestër të akuzave të opozitës, ndërsa ka qenë GJKKO që ka dhënë sot masën për kreun e SHISH. Ajo mori zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar. Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë.

Pas largimit nga postet në Kosovë, ajo shërbeu për rreth dy vite si këshilltare për sigurinë kombëtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Drejtoreshë e SHISH: Në mars të vitit 2023, Rama e propozoi atë si drejtuese të SHISH. Ajo u dekretua zyrtarisht nga Presidenti Bajram Begaj më 3 prill 2023 dhe u prezantua në krye të institucionit të nesërmen, transmeton BW.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Protestë e madhe në New York pas vendimit të Hagës, shqiptarët...

0
Nga Beqir SINA - New York Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar sot pasdite zhvillimin e një proteste...