BallinaDiasporaPROMOVOHET NË GJERMANI LIBRI “QYTETI I SHPRESËS” I AUTORIT SHAIP ADEMAJ

PROMOVOHET NË GJERMANI LIBRI “QYTETI I SHPRESËS” I AUTORIT SHAIP ADEMAJ

-

Nga Hasan Qyqalla

Offenbach, 01 shkurt 2026 – Në ambientet e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach të Gjermanisë, u zhvillua promovimi i librit “Qyteti i Shpresës” (tregime) të autorit Shaip Ademaj. Ky manifestim letrar mblodhi një numër të madh artdashësish, krijuesish dhe veprimtarësh shqiptarë nga e gjithë Gjermania dhe më gjerë, duke e shndërruar sallën në një hapësirë të gjallë kulturore e artistike.

Në fjalët e tyre përshëndetëse dhe vlerësuese për veprën dhe autorin, u paraqitën Sebastian Nujiqi, Hasan Qyqalla, Argjend Hasani, si dhe krijuesi dhe aktori i njohur nga Tirana, Bedri Hoxha, të cilët theksuan mesazhin artistik, dimensionin njerëzor dhe peshën tematike që mbart libri “Qyteti i Shpresës”.

Në përmbyllje të manifestimit, me një fjalë rasti u paraqit edhe vetë autori Shaip Ademaj, i cili falënderoi një për një të pranishmit për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe interesimin e treguar ndaj krijimtarisë së tij letrare.

Moderimi i aktivitetit u udhëhoq me profesionalizëm nga z. Rrahman Tahiraj, për përgatitjen teknike u kujdes Bujar Derguti, ndërsa skenari i manifestimit u përgatit nga Gazmend Ademaj.

Promovimi i librit “Qyteti i Shpresës” u dëshmua si një ngjarje me rëndësi në jetën kulturore të mërgatës shqiptare në Gjermani, duke forcuar lidhjet mes letërsisë shqipe, autorëve dhe lexuesve të saj, transmeton helveticALforum.ch

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rama paralajmëron ndryshime në administratë, ministrat pritet t’u kërkojnë dorëheqjen drejtuesve

0
Pas një mbledhjeje rreth dyorëshe me ministrat dhe drejtuesit politikë, kryeministri Edi Rama pritet të nisë një valë ndryshimesh në administratën publike. Në fokus...