BallinaDiasporaPrishtina dhe Ljubljana zotohen për thellim të marrëdhënieve politike

Prishtina dhe Ljubljana zotohen për thellim të marrëdhënieve politike

-

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti në takim Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Sh.T. Borut Blaj. Ambasadori Blaj e uroi Zëvendëskryeministrin Konjufca për detyrën e re dhe shprehu mbështetjen e plotë të Sllovenisë për objektivat ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.

Takimi u zhvillua në frymë miqësore, duke rikujtuar bashkëpunimin e mirë ndër vite dhe duke theksuar angazhimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.Republika e Kosovës mbetet mirënjohëse për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...