POSTIMET E FUNDIT

Prishtina bëhet qendër e bashkëpunimit ekonomik shqiptar në konferencën B2B

Prishtina ka mirëpritur konferencën ekonomike B2B të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare, ku u mblodhën biznese nga diaspora dhe kompani vendore me synimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të nxitur investimet në Kosovë.

Kryetari i rrjetit, Omer Nura, deklaroi se kjo konferencë synon krijimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare kudo që veprojnë, duke vënë theks të veçantë te tërheqja e investimeve nga diaspora, rritja e prodhimit vendor dhe zgjerimi i eksporteve.

Sipas tij, potenciali ekonomik i diasporës shqiptare mbetet një ndër asetet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rajonit.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, e cila theksoi se Kosova është e gatshme për një transformim industrial dhe për rritjen e investimeve strategjike nga diaspora.

Ajo nënvizoi se zhvillimi industrial dhe forcimi i ekonomisë nuk kanë vetëm dimension ekonomik, por lidhen drejtpërdrejt edhe me sigurinë kombëtare dhe stabilitetin afatgjatë të vendit.

Konferenca mblodhi liderë politikë, përfaqësues të partive parlamentare dhe institucioneve të ndryshme, të cilët vlerësuan rëndësinë e kësaj platforme ekonomike për krijimin e partneriteteve të reja dhe promovimin e potencialit ekonomik të Kosovës.

Ngjarja u shoqërua me prezantime të produkteve vendore, takime B2B ndërmjet kompanive dhe nënshkrime marrëveshjesh bashkëpunimi mes shoqatave të ndryshme biznesore, duke e kthyer konferencën në një pikëtakim të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB