Tel Aviv – Shefja e Misionit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, znj. Ines Demiri, siç mason helveticALforum.ch mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Izrael, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve vendore dhe personalitete të ndryshme, të cilët u bënë pjesë e shënimit të këtij përvjetori të rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara.
Pjesëmarrja e përfaqësueses së Kosovës në këtë pritje dëshmon angazhimin e Republikës së Kosovës për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me partnerët ndërkombëtarë.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael e bëri të ditur pjesëmarrjen e znj. Demiri përmes një njoftimi, duke e vlerësuar këtë ngjarje si një mundësi për të shënuar së bashku një përvjetor të rëndësishëm dhe për të afirmuar rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet vendeve mike, transmeton helveticALforum.ch.










