POSTIMET E FUNDIT

Peleshi në Hagë: Holanda rikonfirmon mbështetjen për integrimin europian të Shqipërisë 

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zhvilloi një takim në Hagë me kryetaren e Komisionit për Çështjet Europiane në Dhomën e Deputetëve të Holandës, Rachel van Meetelen, si dhe me anëtarët e këtij komisioni. Në fokus të bisedimeve ishte procesi i integrimit europian të Shqipërisë. 

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan ecurinë e reformave dhe progresin e arritur nga Shqipëria në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Peleshi bëri të ditur se rikonfirmimi i mbështetjes së Holandës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE bazohet në vlerësimin pozitiv të reformave dhe rezultateve të arritura në rrugën e integrimit. 

Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të vijuar me vendosmëri procesin e reformave dhe për të avancuar drejt anëtarësimit të plotë në BE. 

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shkroi se, “Rikonfirmimi i mbështetjes së Holandës për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian bazohet në vlerësimin pozitiv të progresit të reformave dhe rezultateve të arritura në rrugën tonë të integrimit.  Shqipëria mbetet e përkushtuar për të vijuar me vendosmëri procesin e reformave dhe për të avancuar drejt anëtarësimit të plotë në BE.”

Pjesë e delegacionit të kryesuar nga Kryetari i Kuvendit ishin të pranishëm edhe deputetët Belind Këlliçi, Oerd Bylykbashi, Erjon Mile dhe Damian Gjiknuri.

Nga ana tjetër, Kuvendi njofton se seanca plenare e ditës së enjte, datë 18 qershor 2026, do dreejtohet nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB