POSTIMET E FUNDIT

Panairi i 5-të vjetor “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Një festë e gjallë e identitetit shqiptar në Bronx

Nga Beqir SINA, New York

Më 3 maj 2026, Crescent Avenue dhe Arthur Avenue në Bronx u transformuan në një hapësirë ku historia, kultura dhe bashkësia shqiptare u bashkuan në një manifestim të fuqishëm. Mbi 5,000 shqiptarë nga e gjithë zona tre-shtetërore mbushën rrugët e Little Italy, duke festuar për të pestin vit radhazi Panairin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.  Organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Duarve të Hapura (AAOHA) në bashkëpunim me ish-këshilltarin Mark Gjonaj dhe Belmont Business Improvement District, ky event nderon heroin tone kombëtar që shekuj më parë mbrojti Europën dhe sot bashkon diasporën.

Që në orën 12:00, lagja historike u mbush me simbolet  kombëtare shqiptare. 

Flamuj kuq e zi dhe ata amerikan së bashku  valëviteshin në të dy anët e rrugës, postere gjigante të Skënderbeut zbukuronin fasadat, ndërsa një flamur i madh mbulonte një ndërtesë të tërë. 

Ceremonia u hap me himnet kombëtare shqiptar, kënduar nga Ilsi Ademi, atë amerikan dhe të  Kosovës , ndërsa Imam Tahir Kukaj, kappelan i Policisë së Nju Jorkut, e bekoi aktivitetin me një lutje të ngrohtë. Panairi këtë vit u kushtua posaçërisht Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e kthyer festën në një kujtim të gjallë të luftës për liri.

Programi artistik ishte jashtëzakonisht i pasur. Grupe vallëzimi nga komuniteti, si Albanian American Dual Language and Culture, Shoqata Bijtë e Shqipes Philadelphia – Grace Parlaku,Our Lady of Shkodra Church Grupi Rozafati, Shkolla Fol Shqip,Grupi Nora e Kelmendit, Kenga Jone Performing Arts, Albanian American Association Skenderbej, Shkolla Gjergj Fishta, Albanian American Club of Westchester, Albanian American Cultural Center Struga, Ajkun Ballet Theatre-  New York City dhe shumë të tjera, sollën në skenë veshjet tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare. 

Këngëtarë si Yllka Kuqi, Ergi Agolli, Barbana Dini dhe Ilsi Ademi performuan live, duke mbushur atmosferën me ritme që bënë shpesh herë dhe pjsëmarrësit të kërcejë dhe të këndojë bashkë.  Fëmijët gjetën hapësirën e tyre me lojëra, aktivitete edukative dhe punëtori kulturore, ndërsa vizitorët shijuan kuzhinën autentike: byrek, qofte, lakror, bakllava dhe specialitete të tjera që pasqyrojnë diversitetin e traditës shqiptare.

Panairi i 5-të “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Folësit nderojnë unitetin e diasporës në Bronx

Mark Gjonaj, organizatori kryesor, foli me emocion të thellë, duke thënë : “Nuk është vetëm kënaqësi, por zemra më mbushet kur shoh sukseset që shqiptarët kanë dhënë në Amerikë. Ju jeni shembull për shqiptarët kudo në botë. Faleminderit për sakrificën tuaj në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës sonë.”

Ambasadorja e Shqipërisë pranë OKB-së, Suela Janina, bashkë me Konsullin e Kosovës Ambasador Blerim Reka, përshëndetën ngrohtësisht. Reka u përkul para flamurit të UÇK-së dhe tha: “Është nder i madh të jem këtu me vëllanë tim Mark Gjonaj. Ky shesh ndriçon me flamurin shqiptar për të pestin vit. Skënderbeu na bashkon – nga Bronksi në Tiranë, Prishtinë e më tej.” Ai kujtoi sakrificat për lirinë dhe lavdëroi organizimin e jashtëzakonshëm.

Mesazhi i Senatorit amerikan Chuck Schumer u prit me duartrokitje të forta. Senatori përshëndeti shqiptarët si “aleatë të rëndësishëm të Amerikës”, premtòi mbështetje të vazhdueshme për Kosovën dhe theksoi: “Kjo komunitet po rritet e forcohet çdo ditë, veçanërisht kur bashkohemi në events si ky. Zoti e bekoftë Shqipërinë, shqiptarët dhe Amerikën.”

Ish-komandanti i Batalionit Atlantik, Gani Shehu, mbajti një fjalim të fuqishëm patriotik. Ai kujtoi trashëgiminë nga Skënderbeu te Adem Jashari dhe kërkoi drejtësi për ish-udhëheqësit e UÇK-së në Hagë duke thënë se : “Ne kërkojmë një gjykim ligjor, jo politik. Udhëheqësit tanë janë të pafajshëm.” Fjalimet u ndërthurën me valle e këngë nga grupet e komunitetit, duke krijuar një atmosferë ku historia dhe e tashmja u bashkuan. Bizneset shqiptare në Arthur Avenue dëshmuan vitalitetin ekonomik të komunitetit, ndërsa vizitorët shijuan kuzhinën tradicionale.

Panairi Gjergj Kastrioti Skëndérbeu ilustron një transformim të bukur nga lagjja e njohur si Little Italy tani është një hapësirë e përbashkët shqiptaro-italiane, ku marrëdhëniet historike kanë evoluar në partneritet të fortë. Shqiptarët, të pranishëm që nga vitet 1960, kanë bërë zonën Belmont-in e tyre të dytë, duke e pasuruar atë me energji, punë dhe krenari.

Ky event vjetor nuk është vetëm një festë rruge. Është dëshmi se kultura shqiptare, e mbartur larg atdheut, mbetet e gjallë, e fortë dhe e gatshme të ndahet me botën.

Në ndërkohë që panair nuk është thjesht një event. Ai është kthyer në një platformë ku folësit sjellën mesazhe uniteti, krenarie dhe lidhjeje me atdheun. Me mbylljen e ditës, mijëra pjesëmarrës u larguan me premtimin për takimin e gjashtë më të fortë e më të bashkuar./BS.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB