BallinaDiasporaKongresmeni Ritchie Torres dënon dhunën ndaj protestuesve: Veprimet e policisë, alarmante!

Kongresmeni Ritchie Torres dënon dhunën ndaj protestuesve: Veprimet e policisë, alarmante!

-

Kongresmeni amerikan, demokrati Ritchie Torres shprehet se është thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Ai i cilëson veprimet e policisë shqiptare si të papranueshme dhe kërkon që ato të marrin fund.

Torres thekson se shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, ndërsa policia duhet të respektojë këtë të drejtë dhe të garantojë zbatimin e ligjit. Ai kërkon gjithashtu uljen e tensioneve për t’i dhënë fund dhunës alarmante.

Reagimi

“Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga policia shqiptare janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund.

Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore. Policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe të garantojë zbatimin e ligjit.

Situata duhet të qetësohet për t’i dhënë fund dhunës alarmante”./BW

Screenshot 108
Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Studentët refuzojnë ftesën e Ramës

0
Studentët protestues kanë refuzuar kategorikisht ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke larguar nga vendi stolat prej guri të vendosur përpara godinës së...