BallinaDiasporaORGANIZATA JETA” NË “IRAKLIA 2026” – KULTURA SHQIPTARE NË SKENËN E IRAKLIOS

ORGANIZATA JETA” NË “IRAKLIA 2026” – KULTURA SHQIPTARE NË SKENËN E IRAKLIOS

-

Sonte, Organizata “JETA” do të jetë pjesë e festivalit multikulturor “IRAKLIA 2026”, organizuar nga Bashkia e Iraklios të Atikës, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi.

Në këtë mbrëmje të veçantë kushtuar Shqipërisë, “JETA” do të sjellë në skenë një pjesë të kulturës, muzikës, valles dhe traditës sonë shqiptare.

Për ne, kjo pjesëmarrje është një mundësi për të sjellë para publikut një copëz Shqipërie, por edhe për të përcjellë te brezi i ri dashurinë për rrënjët, gjuhën dhe trashëgiminë tonë kulturore.

Organizata e Gruas “JETA”, do të përfaqësohet nga këngëtarja Mirela Kaci, shoqëruar nga maestro Jani Kaci, si dhe nga rapsodi Bardhok Ndoci.

Një vend të veçantë në programin tonë do të ketë Grupi i Valleve “JETA”, dega Athinë, nën drejtimin e Mirela Skënderajt, i cili do të sjellë në skenë ritmin, ngjyrat dhe bukurinë e valles tradicionale shqiptare.

Kemi gjithashtu kënaqësinë të kemi mes nesh koreografin Laurent Hoxhaj, i cili vjen posaçërisht nga Nafpaktos për të qenë i pranishëm dhe për të kontribuar në këtë aktivitet.

Falënderojmë përzemërsisht Bashkinë e Iraklios të Atikës për organizimin dhe hapësirën që i kushton kulturës shqiptare, si dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi për mbështetjen dhe praninë e saj në promovimin e kulturës dhe trashëgimisë sonë.

Ju presim sonte të festojmë së bashku, kulturën, traditën dhe identitetin tonë!

Ora 20:00, Neo Iraklio, në teatrin e hapur ngjitur me stacionin e trenit. Hyrja falas.

Organizata “JETA”

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Prokuroria në Hagë: 28 orë incizime të Thaçit, dha udhëzime për...

0
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë nisur deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe bashkë të akuzuarve...