BallinaAtdheuOficeri i FSK-së diplomon në kursin e Kapitenit të Karrierës për Artileri...

Oficeri i FSK-së diplomon në kursin e Kapitenit të Karrierës për Artileri në Oklahoma të ShBA-së

-

Oficeri i FSK-së, Durim Behluli ka përfunduar kursin e Kapitenit të Karrierës për Artileri të realizuar në Shkollën e Artilerisë Fushore në Oklahoma, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA ) ku pjesëmarrës ishin rreth 50 oficerë nga 10 shtete të ndryshme të botës.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së FSK-së, ku ndër të tjera shkruhet se qëllimi i këtij kursi është përgatitja e oficerëve për detyrat si oficer shtabor në nivel batalioni-brigade dhe komandantë të baterive të artilerisë.

“Kursi ishte i ndarë në modulet: doktrina e përgjithshme e operacioneve dhe trajnimeve, planifikimi i mbështetjes me zjarr, kontrollimi i zjarrit, planifikimi i operacioneve të batalionit të artilerisë dhe bateria e artilerisë. FSK po ngrit kapacitetet e saj me standardet më të larta dhe në shkollat më prestigjioze në botë”, shkruhet në postim, shkruan telegrafi.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KUVENDI I KAÇANIKUT – THEMEL I SHTETIT TË KOSOVËS

0
Nga Jusuf Buxhovi Kuvendi i Kaçanikut, i 7 shtatorit 1990, me ç'rast Kosova u shpall republikë, vuri në binarët historik shtetndërtimin e Kosovës, si proces...