BallinaBiznesiNSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025, rritja vjetore...

NSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025, rritja vjetore ishte 6.6% më shumë krahasuar me vitin 2024

-

nstituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot të dhënat për muajin Dhjetor, të cilat vulosin bilancin vjetor: 12,466,038 shtetas të huaj kanë vizituar vendin tonë gjatë vitit që lamë pas.

Kjo shifër shënon një rritje vjetore prej 6.6% krahasuar me vitin 2024, duke dëshmuar se trendi rritës i Shqipërisë si destinacion turistik dhe tranzit nuk ishte i përkohshëm.

Dhjetori i festave sjell fluks të lartë

Muaji i fundit i vitit 2025 solli një gjallërim të ndjeshëm të lëvizjeve në pikat kufitare, ndikuar nga festat e fundvitit. Sipas INSTAT, vetëm në Dhjetor kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 1.5 milionë persona (shtetas shqiptarë dhe të huaj së bashku), një rritje prej 7% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ndikim të madh kanë pasur emigrantët që kthehen në atdhe. Numri i shtetasve shqiptarë që hynë në vend në Dhjetor arriti në mbi 844 mijë, duke shënuar një rritje prej 7.1%.

Evropa mbetet burimi kryesor i vizitorëve. Të dhënat tregojnë se 97% e të huajve që hynë në Shqipëri gjatë dhjetorit vijnë nga kontinenti evropian.

Evropa Jugore dominon me 85% të hyrjeve (kryesisht fqinjët dhe rajoni).

Bien në sy rritjet nga Evropa Perëndimore dhe ajo Veriore, që zënë respektivisht 6% dhe 4%.

Më shumë biznes dhe transit

Ndonëse turizmi personal dhe pushimet mbeten arsyeja kryesore e udhëtimeve (97% e rasteve), viti 2025 ka sjellë një sinjal pozitiv edhe për ekonominë. Hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale në Dhjetor u rritën me 13%, ndërsa udhëtarët tranzit shënuan një rritje të fortë prej 35.5%, duke rikonfirmuar pozicionin e Shqipërisë si një nyje lidhëse në Ballkan.

Me mbi 20 milionë hyrje totale (shqiptarë + të huaj) përgjatë gjithë vitit, infrastruktura kufitare dhe ajo turistike dëshmuan se kanë përballuar një fluks të lartë, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kriza në Lindjen e Mesme rëndon Evropën: Fatura e importit të...

0
Tensionet gjeopolitike dhe pasiguria në tregjet globale të energjisë kanë rritur ndjeshëm kostot për Bashkimin Evropian. Në tremujorin e dytë të vitit 2026, BE-ja...