BallinaDiasporaNjoftim për shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit

Njoftim për shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit

-

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë njofton shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit se ka filluar periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Periudha e regjistrimit:

6 – 17 maj 2026

Shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të regjistrohen:

përmes platformës zyrtare:

https://diaspora.kqz-ks.org

ose

përmes postës, në kutinë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë.

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përmes:

WhatsApp & Viber: +383 46 61 00 61

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë fton të gjithë shtetasit e Kosovës në diasporë që të informohen me kohë, të regjistrohen brenda afatit të përcaktuar dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për votim, transmeton helveticALForum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

STUDIMI I RI NË ZVICËR: Pacientët në urgjencë ankohen për pritjet...

0
Një studim kombëtar në spitalet zvicerane zbulon se pacientët që paraqiten në urgjencë kanë përvoja më pak pozitive sesa ata që shtrohen me planifikim...