Rame Lahaj tenori kosovar me famë ndërkombëtare, sjell në Vjenë turneun e tij emocionues “PASSION & ORIGIN”, më 8 nëntor 2026, në skenën prestigjioze të Wiener Konzerthaus – Großer Saal.
“Passion & Origin” është një udhëtim muzikor nga rrënjët drejt botës, një ndërthurje e këngëve ikonike të repertorit italian, francez dhe ndërkombëtar me meloditë shqiptare që kanë shoqëruar dhe formësuar identitetin artistik të Lahajt.
Nga “Parla più piano”, “Ne me quitte pas”, “Caruso” dhe “My Way”, deri te këngët e dashura shqiptare, një mbrëmje ku pasioni, kujtesa dhe origjina takohen përmes muzikës.
8 Nëntor 2026
19:00
@Wiener Konzerthaus – Großer Saal, Vienna
Biletat: www.ramelahaj.com
Nga Kosova në skenat më prestigjioze të botës – Rame Lahaj kthehet në Vjenë me “PASSION & ORIGIN”.










