BallinaDiasporaNjë klasë e re e gjuhës shqipe në Rickenbach të Lucernës

Një klasë e re e gjuhës shqipe në Rickenbach të Lucernës

-

Me mbështetjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bernë, u bë hapja e një klase të re të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në ambientet e shkollës Rickenbacher Schule, në Rickenbach të kantonit të Lucernës.

Me këtë rast, Ambasadori i RSH-së në Zvicër, z. Ermal Dredha, dje vizitoi këtë klasë dhe u uroi nxënësve dhe mësueses Dorentina Berisha suksese në këtë rrugëtim të rëndësishëm për ruajtjen dhe përcjelljen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar te brezat e rinj në diasporë.

Ambasadori Dredha u shpërndau nxënësve tekstet shkollore të unifikuara të Nivelit I dhe Nivelit II, të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Ambasada u bën thirrje të gjithë prindërve shqiptarë në Zvicër që t’i regjistrojnë dhe t’i dërgojnë fëmijët e tyre në klasat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Gjuha shqipe është trashëgimia më e çmuar që mund t’ua përcjellim fëmijëve tanë. Ta ruajmë dhe ta kultivojmë së bashku!, njofton Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, përcjell helveticALforum.ch.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

Agjencia Kombëtare e Diasporës

Qendra e Botimeve për Diasporën

MIA – Agjencia për Media dhe Informim

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Thaçi reagon pas vendimit në Hagë

0
Një ditë pas vendimit të shkallës së parë në Hagë, që dënoi me gjithsej 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së, ka reaguar Hashim...