Nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit Ansambli i Këngëve dhe Valleve, pas suksesit të sezonit që lamë pas ku çdo shfaqje ka qenë sold out, nis më 28 qershor rrugëtimin artistik në të gjitha vendet europiane për të vijuar trevat shqiptare në një tur veror për të sjellë një kalendar të mbushur me shfaqje që i japin shpirt stinës së verës.
Ky tur nis nga Trieste në Itali për të vijuar me një mbrëmje spektakolare më 6 korrik në skenën londineze ku Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve performon për herë të parë.
“Asambli ka prapë një kalendar të ngjeshur gjatë verës pasi të gjitha këto, e gjitha kjo punë e bukur, le të themi, e gjitha kjo vëmendje arriti deri aty sa neve për herë të parë të performojmë në një skenë shumë prestigjioze dhe një qytet do të thosha nga kryeqytetet e Evropës siç është Londra. Do të shkojmë në datën 6 korrik për herë të parë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve do të jetë në një shfaqje spektakolare në një etno muzikal e titulluar Shqipëria në sytë e Bajronit. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve transmeton më bukur se kushdo ADN-në shqiptare, shpirtin”,
Një program i pasur me këngë dhe valle nga treva të ndryshme shqiptare do t’i dhurojë publikut mbrëmje të mbushura me emocion dhe traditë, një udhëtim përmes shpirtit të folklorit shqiptar. /Xhilda Kondi, transmeton rtsh.




