BallinaAtdheuMustafa reagon ndaj deklaratave të Slobodan Petrović: Cenojnë rëndë shqiptarët e Luginës...

Mustafa reagon ndaj deklaratave të Slobodan Petrović: Cenojnë rëndë shqiptarët e Luginës së Preshevës

-

Kryetari i PDSH-së, Prof.Dr. Ragmi Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Parlamentit të Serbisë, Slobodan Petrović, duke i cilësuar ato si të papranueshme, fyese, diskriminuese dhe shantazhuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në reagimin e tij, Mustafa shpreh shqetësim të veçantë për deklaratat që, sipas tij, kanë vënë në shënjestër pjesëtarët shqiptarë të policisë multietnike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe bizneset shqiptare.

Ai thekson se punësimi dhe integrimi i shqiptarëve në strukturat policore nuk është privilegj, por rezultat i një procesi politik dhe institucional të mbështetur nga faktori ndërkombëtar, përfshirë OSBE-në, pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Luginën e Preshevës dhe në kuadër të marrëveshjeve për ndërprerjen e konfliktit.

Mustafa gjithashtu rikujton se çështjet që lidhen me ish-pjesëtarët e UÇPMB-së janë trajtuar përmes Ligjit për Amnisti të miratuar nga Parlamenti i Serbisë, duke vlerësuar se rikthimi i kësaj teme për stigmatizimin e shqiptarëve nuk i shërben drejtësisë, pajtimit dhe stabilitetit.

Në reagim thuhet se deklaratat e tilla mund të krijojnë klimë presioni dhe pasigurie ndaj shqiptarëve, veçanërisht atyre që punojnë në institucionet publike dhe të sigurisë.

Kryetari i PDSH-së u ka bërë thirrje Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe OSBE-së që të reagojnë ndaj këtyre deklaratave, ndërsa ka kërkuar nga institucionet e Serbisë të ndalin çdo formë presioni ndaj pjesëtarëve shqiptarë të policisë dhe të garantojnë trajtim të barabartë, siguri dhe respektimin e të drejtave të tyre.

“Lugina e Preshevës ka nevojë për institucione që ndërtojnë besim, jo për politikanë që nxisin ndasi, urrejtje dhe padurueshmëri”, thekson Mustafa në reagimin e tij, duke shtuar se shqiptarët e Luginës kanë nevojë për dialog politik dhe barazi, e jo për stigmatizim dhe presion.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Biblioteka Kombëtare e Kosovës nis projektin për vendimmarrje të bazuar në...

0
Prishtinë, 4 shtator 2026 – Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka nisur zbatimin e projektit “Data-Driven Decisions at the National Library of Kosovo”, i...