BallinaAtdheuKurti takon Scharpingun, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës në vitin 1999

Kurti takon Scharpingun, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës në vitin 1999

-

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Rudolf Scharping, i cili kishte shërbyer në këtë pozitë në periudhën 1998-2002. Duke e falënderuar për rolin jetik dhe kontributin e çmuar në koordinimin e veprimeve politike dhe ushtarake të Gjermanisë me shtetet tjera intervenuese të NATO-s më 1999, kryeministri Kurti tha se ish-ministri Scharping i qëndroi pranë popullit shqiptar të Kosovës kur kishte nevojë më së shumti.

“Denoncimi i planit “Patkoi”, sikurse vrasjeve, masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë, krahas këmbëngulësisë në argumentimin për ndërhyrjen e NATO-s, janë qëndrime që ish-ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Rudolf Scharping, e vendosin në anën e drejtë të historisë përgjithmonë”, tha kryeministri. Në librin “Wir dürfen nicht wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa”, që përfshin ditarin me kujtime, ai dokumenton vuajtjet e shqiptarëve dhe krimet monstruoze të regjimit të Sllobodan Millosheviqit./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për...

0
Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për korrupsionin. Ky është mesazhi i opinionit...