BallinaKulturaMozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily

-

Mozaiku i Tiranës është nominuar për çmimin prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2026” nga platforma ndërkombëtare e arkitekturës ArchDaily, duke e vendosur kryeqytetin shqiptar në qendër të vëmendjes së skenës globale të arkitekturës bashkëkohore.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se projekti “Mozaiku i Tiranës – Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga studioja arkitekturore SONarchitects, përfaqëson një shembull të suksesshëm të ndërthurjes mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës moderne.

“Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily. Projekti “Mozaiku i Tiranës – Ndërhyrje Kulturore”, i realizuar nga SONarchitects, përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore. Ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës si një shembull i dialogut mes historisë dhe së tashmes”, shkruan Gonxhja.

Mozaiku i Tiranës është monument kulture i kategorisë së parë, i shpallur si i tillë në vitin 1973.

Ndërhyrja arkitekturore e fundit e ka rigjallëruar këtë sit përmes ndërtimit të një strukture bashkëkohore, me dizajn të frymëzuar nga simbolet dhe gjuha vizuale e vetë mozaikut, duke krijuar një dialog harmonik mes historisë dhe së tashmes. ArchDaily, e njohur si “zëri i arkitekturës”, është platforma më e vizituar në botë për arkitektët, dizajnerët dhe profesionistët e fushës. Prej më shumë se 17 vitesh, ajo shërben si burim kryesor informacioni, frymëzimi dhe promovimi për projekte arkitekturore nga e gjithë bota.

Ky nominim konsiderohet një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar dhe një tjetër hap për pozicionimin e Tiranës si një qytet që promovon zhvillimin urban në dialog të vazhdueshëm me trashëgiminë kulturore, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“MENÇURIA SHQIPTARE”, VEPËR DINJITOZE

0
DYGJUHËSHE E AUTORIT TAJAR DOMI Nga Halil RAMA – Mjeshtër i Madh Përmes dokumentimit të mendimit të urtë, në këtë vepër të karakterit enciklopedik shpërfaqet mënyra...