Njoftohen të gjithë krijuesit kudo që ndodhen, të marrin pjesë në KONKURSIN NDËRKOMBËTAR TË LETËRSISË «DIVINAMENTE DONNA» – EDICIONI IV, 2027
Shoqata Kulturore Ndërkombëtare VerbumlandiArt APS shpall edicionin e katërt të Çmimit Ndërkombëtar të Ekselencës Letrare «DivinaMente Donna», i cili do të zhvillohet më 18 shkurt 2027, nga ora 10:00, në Sallën Kapitullare të Senatit të Republikës Italiane, në Romë.
Kumbarja e çmimit- Marisa Manzini, Zv. Prokurore e Republikës në Catanzaro, shkrimtare
Presidente Nderi – Senatorja Tilde Minasi
Kryetare e Jurisë – Manuela Sain, shkrimtare, artiste.
Tema e edicionit të katërt është: «RUAJTËSE TË PAQES: GUXIMI I GRAVE PËR TË NDRYSHUAR BOTËN PËRMES FUQISË SË FJALËS».
Çmimi synon të promovojë letërsinë bashkëkohore, të vlerësojë krijimtarinë artistike dhe të nxjerrë në pah rolin e gruas në shoqëri, dinjitetin njerëzor, barazinë, të drejtat e njeriut, paqen, solidaritetin, përfshirjen dhe dialogun ndërkulturor.
Kategoritë e konkursit
Konkursi përfshin pesë kategori:
1. A – Prozë: romane, përmbledhje tregimesh dhe vepra të tjera narrative, të botuara nga shtëpi botuese të rregullta, me ISBN, nga 1 janari 2023 e në vijim.
2. B – Poezi: libra dhe përmbledhje poetike të botuara nga 1 janari 2023 e në vijim, me ISBN.
3. C – Eseistikë: studime dhe ese historike, shoqërore, filozofike e kulturore, punime kërkimore dhe teza të botuara, veçanërisht ato që lidhen me kulturën dhe vlerësimin e gruas.
4. D – Poezi e pabotuar: një poezi në gjuhën italiane, me maksimumi 40 vargje, kushtuar temës së edicionit. Vepra duhet të jetë origjinale, e pabotuar dhe e papërfshirë më parë në konkurse fituese. Nuk lejohet përdorimi i inteligjencës artificiale gjeneruese për krijimin e saj.
5. E – Shkollat e mesme: pjesëmarrje falas për nxënësit, individualisht ose në grup, me poezi, tregime, ese apo video origjinale.
Në kategoritë A, B dhe C mund të marrin pjesë autorë italianë dhe të huaj, me vepra të botuara nga shtëpi botuese të rregullta dhe të pajisura me ISBN.
Për autorët e huaj pjesëmarrja është falas.
Edhe nxënësit e shkollave të mesme marrin pjesë pa pagesë.
Për autorët italianë, kontributi organizativ është 25 euro për kategoritë A, B dhe C, ndërsa për kategorinë D është 15 euro. Për çdo kategori shtesë parashikohet një kontribut prej 15 eurosh.
Çmimet dhe vlerësimi
Juria do të vlerësojë origjinalitetin, cilësinë letrare, forcën shprehëse, thellësinë e përmbajtjes dhe vlerat njerëzore e shoqërore të veprave.
Për secilën kategori mund të jepen çmimi absolut, vendi i parë, i dytë dhe i tretë, përmendje të veçanta dhe çmime të tjera. Parashikohen gjithashtu çmime speciale, ndër të cilat Çmimi për Arritje të Jashtëzakonshme, Çmimi «DivinaMente Donna» për Karrierë, Çmimi për Shtëpinë Botuese dhe Çmimi për Autoren e Re.
Fituesit do të marrin diploma të personalizuara, pllaka artistike dhe/ose trofe, si dhe vlerësime të tjera të mundshme.
Afati i aplikimit dhe ceremonia
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 15 dhjetor 2026.
Dokumentacioni dhe veprat duhet të dërgohen sipas udhëzimeve të përcaktuara në rregulloren zyrtare të konkursit.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 18 shkurt 2027, në Sallën Kapitullare të Senatit të Republikës Italiane, Piazza della Minerva 38, Romë. Regjistrimi për hyrje fillon në orën 09:30.
Për informacione dhe aplikime:
VerbumlandiArt APS
Via Raffaele Vaglio, 13 – 73044 Galatone (LE), Itali
E-mail: premiodivinamentedonna@gmail.com
Tel.: +39 338 6341006
Faqja zyrtare: www.verbumlandiart.com
Foto ilustrim / HelveticALforum.ch










