BallinaGruajaMinistrja Sala përzgjidhet mes 100 grave më me ndikim në fushën e...

Ministrja Sala përzgjidhet mes 100 grave më me ndikim në fushën e onkologjisë për vitin 2026

-

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, është përzgjedhur nga platforma ndërkombëtare “OncoDaily” mes 100 grave më me ndikim në fushën e onkologjisë për vitin 2026.

Sala është pjesë e dhjetë emrave të parë të publikuar në listën vjetore “100 Influential Women in Oncology 2026”, një nismë që vlerëson gra nga e gjithë bota për kontributin e tyre në përmirësimin e trajtimit dhe kujdesit ndaj pacientëve me kancer.

Në prezantimin e saj, OncoDaily vlerëson rolin e ministres shqiptare në vendosjen e onkologjisë në qendër të reformës shëndetësore, duke veçuar nismën për krijimin e Institutit Kombëtar të Onkologjisë dhe Rrjetit të Kancerit, standardizimin e protokolleve të trajtimit, zgjerimin e kapaciteteve të kimioterapisë dhe radioterapisë në rajone, rritjen e financimit për barnat antikancer, si dhe forcimin e depistimit të kancerit të qafës së mitrës dhe parandalimit përmes HPV-së. Evis Sala është gjithashtu profesore e Radiologjisë në Università Cattolica del Sacro Cuore në Romë dhe më herët ka drejtuar Departamentin e Imazherisë Diagnostike dhe Radioterapisë në Fondazione Policlinico Universitario Agostino Gemelli IRCCS, transmeton gtema.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Beppe Ghisolfi viziton Bibliotekën Kombëtare, dhuron libra dhe forcon urat kulturore...

0
Tiranë, 10 shtator, 2026 – Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë pati sot një mysafir të veçantë. Bëhet fjalë për Beppe Ghisolfin, personalitet të njohur të...