Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për fuqizimin e sportit dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të atyre që kontribuojnë në sukseset e Kosovës, Ministria e Sportit dhe Rinisë po vazhdon mbështetjen për sportistët dhe trajnerët e kategorizuar.
“Në këtë kuadër, për 150 përfitues janë ndarë gjithsej 625,325.00 euro:
96 sportistë – 448,150.00 euro
54 trajnerë – 177,175.00 euro
Kjo mbështetje është shprehje e vlerësimit për punën, disiplinën dhe rezultatet e sportistëve dhe trajnerëve tanë, të cilët me përkushtimin e tyre përfaqësojnë Kosovën në arenën vendore dhe ndërkombëtare.
Çdo rezultat nis me përkushtim, ndërsa çdo sukses ndërtohet me punë të palodhshme. Urojmë që kjo mbështetje t’ju japë edhe më shumë motivim e kurajë për të vazhduar të punoni, të tejkaloni kufijtë tuaj dhe të synoni rezultate edhe më të mëdha në garat që ju presin.
Sukseset e sportistëve tanë janë krenari për Kosovën. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë tyre në çdo hap të këtij rrugëtimi”, thuhet nga MSR./BS










