POSTIMET E FUNDIT

Ministri Nufi në Pentagon, takime të nivelit të lartë: SHBA, partneri më strategjik i Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka zhvilluar takime të nivelit të lartë në Pentagon, më 11 dhe 12 qershor.

Takimet u kryesuan nga pala amerikane nga Alton Buland, zëvendësndihmës Sekretar i Ushtrisë së SHBA-së, përgjegjës për Politikat Evropiane dhe të NATO-s dhe delegacioni shqiptar i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Gjatë bisedimeve u vu theksi te vazhdimi pa ndërprerje i përpjekjeve për forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në disa dimensione kyçe.

Ministri Nufi theksoi rëndësinë e angazhimit në rritje të Shqipërisë brenda partneritetit strategjik me SHBA-në.

Ne jemi krenarë për angazhimin dhe kontributin në rritje të Shqipërisë në kuadër të këtij partneriteti strategjik dhe mezi presim të thellojmë më tej miqësinë dhe bashkëpunimin tonë”, – deklaroi ministri Nufi. Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme amerikane.

Shqipëria vlerëson thellësisht mbështetjen e vazhdueshme dhe afatgjatë të SHBA-së dhe të qytetarëve të saj. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe veprimet që SHBA kanë ndërmarrë në mbështetje të Shqipërisë gjatë gjithë historisë sonë.

Është e qartë se SHBA do të mbeten ‘Partneri më Strategjik i Shqipërisë’ dhe mbështetja juaj është thelbësore për ne në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka theksuar Nufi.

Takimet bilaterale konfirmuan angazhimin e të dy palëve për thellimin e bashkëpunimit në fushat e modernizimit të forcave të armatosura, sigurisë rajonale, luftës kundër terrorizmit, si dhe në kuadër të aleancës së NATO-s. Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme amerikane.

Shqipëria vlerëson thellësisht mbështetjen e vazhdueshme dhe afatgjatë të SHBA-së dhe të qytetarëve të saj. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe veprimet që SHBA kanë ndërmarrë në mbështetje të Shqipërisë gjatë gjithë historisë sonë.

Është e qartë se SHBA do të mbeten ‘Partneri më Strategjik i Shqipërisë’ dhe mbështetja juaj është thelbësore për ne në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes”, ka theksuar Nufi.

Takimet bilaterale konfirmuan angazhimin e të dy palëve për thellimin e bashkëpunimit në fushat e modernizimit të forcave të armatosura, sigurisë rajonale, luftës kundër terrorizmit, si dhe në kuadër të aleancës së NATO-s, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB