BallinaSportiMilan dhe Juventus në sulm për Lewandowski-n

Milan dhe Juventus në sulm për Lewandowski-n

-

Dy gjigantët e futbollit italian, Milan dhe Juventus, po ndjekin me interes situatën e Robert Lewandowski, i cili mund të largohet nga Barcelona për një sfidë të fundit të madhe në karrierë. Sulmuesi polak mbetet një garanci golash, duke kaluar rregullisht shifrën e 20 golave në sezon. Megjithatë, klubi katalanas po përpiqet ta mbajë me një kontratë të re me kushte më të ulëta financiare.

Nga ana tjetër, Milan dhe Juventus janë gati të futen në garë, por me një kusht të qartë: një ulje drastike e pagës. Aktualisht, Lewandowski përfiton rreth 20 milionë euro në sezon, ndërsa klubet italiane mund të ofrojnë vetëm 6-7 milionë euro në vit. Në sfond mbetet një opsion konkret nga SHBA. Chicago Fire FC janë të gatshëm të barazojnë pagën aktuale të lojtarit në Spanjë, duke i ofruar një kontratë shumë të majme për ta transferuar në MLS.

Kjo situatë e vendos Lewandowskin përballë një zgjedhjeje vendimtare: të vazhdojë në nivelet më të larta të futbollit evropian me Milanin ose Juventusin, apo të zgjedhë një kontratë më të pasur financiarisht në Shtetet e Bashkuara, transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicër: Referendumi për pagat minimale kalon, vendimi i takon qytetarëve

0
Kancelaria Federale ka konfirmuar 66.006 nënshkrime të vlefshme për referendumin kundër ndryshimit ligjor që mund t’u japë përparësi pagave të përcaktuara në disa kontrata...