BallinaDiasporaMesazh ngushëllimi nga Ambasadori Prof. Dr. Ylber Sela për ndarjen nga jeta...

Mesazh ngushëllimi nga Ambasadori Prof. Dr. Ylber Sela për ndarjen nga jeta të diplomatit Bashkim Zeneli

-

Berlin, 30 Tetor 2026 – Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, Prof. Dr. Ylber Sela, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Zeneli dhe mikes së tij të nderuar, Dr. Valbona Zenelit, për ndarjen nga jeta të babait të saj, diplomatit, politikanit dhe publicistit të shquar shqiptar, z. Bashkim Zeneli.

Ambasadori Sela vlerëson lart figurën e Ambasadorit Bashkim Zeneli si një shtyllë të rëndësishme të diplomacisë shqiptare në rajon dhe në Europë, duke kujtuar me respekt të veçantë kontributin e tij të çmuar gjatë kohës që shërbeu si Ambasador i Shqipërisë në Gjermani (1998–2002).

“Ambasadori Bashkim Zeneli ka qenë një shembull i shkëlqyer i përkushtimit ndaj shërbimit publik dhe forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, veçanërisht në periudha sfiduese për rajonin tonë. Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, por edhe për botën diplomatike dhe akademike shqiptare”, u shpreh Ambasadori Sela.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tij!

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Presidentja Shiroka Pula: Fuqizimi ekonomik i grave, çelës për zhvillimin e...

0
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale për Gratë Ndërmarrëse, ku ka vënë në pah rëndësinë e...