BallinaSportiLojtarët e Kombëtares nderohen me trofeun “Ëndërr Botërori” për kualifikimin në play-off

Lojtarët e Kombëtares nderohen me trofeun “Ëndërr Botërori” për kualifikimin në play-off

-

Kombëtarja shqiptare siguroi për herë të parë në historinë e saj kualifikimin në fazën play-off të një Kampionati Botëror. Një ëndërr e kthyer tashmë në realitet, jo vetëm për futbollistët e Kombëtares, por për të gjithë tifozët shqiptarë që e kanë ëndërruar këtë moment prej vitesh.

Një nga trofetë më të rëndësishëm të akorduar mbrëmjen e sotme në Galanë “Topi i Artë 2025” ishte nderimi i lojtarëve të Kombëtares për arritjen e këtij objektivi madhor dhe historik.

“Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Cake, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi secilit prej lojtarëve nga një trofe, në shenjë falënderimi për këtë arritje historike, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

QYTETET EVROPIANE KËRKOJNË NDALIMIN E FILTRAVE TË CIGAREVE: 30% E MBETURINAVE...

0
Brukseli, Mynihu, Dublini dhe Xhenova po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë filtrat e cigareve, duke i cilësuar si një burim serioz të...