POSTIMET E FUNDIT

Lamallari vizitë në Hagë, takim me homologun holandez

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari ka zhvilluar sot një takim zyrtar në Hagë me homologun holandez, ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel.

Në qendër të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë, zbatimit të ligjit dhe luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar.

Palët diskutuan konkretisht një marrëveshje bashkëpunimi, e cila është dorëzuar tashmë nga Ministria e Punëve të Brendshme shqiptare tek autoritetet holandeze.

Ai paraqiti para homologut holandez rezultatet konkrete të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, duke veçuar ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve pranë Policisë së Shtetit, si dhe menaxhimin profesional të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Rikonfirmova vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare dhe ndava me të rezultatet konkrete të Shqipërisë në luftë kundër krimit të organizuar, përfshi ngritjen e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve pranë Policisë së Shtetit  dhe menaxhimin efektiv të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara duke evidentuar potencialin e bashkëpunimit në drejtim të forcimit të mekanizmave të hetimit financiar dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese”, thotë ministri Lamallari.

Ministri theksoi potencialin e bashkëpunimit në forcimin e hetimeve financiare dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese.

Gjatë takimit u konfirmua angazhimi i përbashkët për zgjerimin e shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit operacional policor. Lamallari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës në proceset reformuese të Shqipërisë dhe në rrugën e integrimit evropian.

Konfirmuam angazhimin e përbashkët për të thelluar shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin operacional policor. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës në proceset tona reformuese dhe në rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Progresi ynë me negociatat është evident dhe objektivi ambicioz për përmbylljen e fazës teknike brenda 2027 është plotësisht i arritshëm”, shkruan ministri i Punëve të Brendshme në rrjetet sociale

Gjatë qëndrimit në Hagë, Ministri Besfort Lamallari pritet të zhvillojë takime të tjera me përfaqësues të Eurojust dhe Europol, me synim thellimin e koordinimit institucional me agjencitë kryesore të Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB