Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt të tij si kryeministër.
Qeveria mori mbështetjen e shumicës së deputetëve të pranishëm, me 62 vota për, tetë kundër dhe asnjë abstenim.
Albin Kurti u zgjodh kryeministër për mandatin e ri qeverisës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, ku në rend dite ishte zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Votimi i Qeverisë erdhi pas konstituimit të Kuvendit dhe përfundimit të procedurave për formimin e institucioneve të reja.
Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeverisës
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka prezantuar para deputetëve përbërjen e kabinetit të propozuar për qeverinë e re, duke bërë të ditur emrat që pritet të drejtojnë ministritë.
Gjatë prezantimit të reformave të planifikuara dhe programit qeverisës, Kurti bëri të ditur përbërjen e kabinetit të tij qeveritar.
Kabineti i prezantuar nga Kurti është si në vijim:
Glauk Konjufca, ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës;
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme;
Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë;
Fikrim Damka, zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim;
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes;
Hekuran Murati, ministër i Financave;
Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal;
Andin Hoti, ministër për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare;
Saranda Bogujevci, ministre e Kulturës dhe Turizmit;
Hajrulla Çeku, ministër i Arsimit dhe Shkencës;
Mimoza Kusari-Lila, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit;
Lulëzon Jagxhiu, ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike;
Blerim Gashani, ministër i Sportit dhe Rinisë;
Dimal Basha, ministër i Infrastrukturës dhe Transportit;
Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim;
Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë;
Arben Vitia, ministër i Shëndetësisë;
Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor;
Armend Muja, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;
Rasim Demiri, ministër për Zhvillim Rajonal, transmeton rtk.










