BallinaDiasporaVATRA hap dyert e Shkollës Shqipe në Beverly: Gjuha dhe tradita shqiptare...

VATRA hap dyert e Shkollës Shqipe në Beverly: Gjuha dhe tradita shqiptare për brezat e rinj

-

Beverly, Massachusetts – Federata Panshqiptare “VATRA” u bën thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë në veri të Bostonit të regjistrojnë fëmijët e tyre në Shkollën Shqipe pranë Qendrës së Komunitetit Shqiptar të Bostonit, në Beverly, Massachusetts.

Mësimi nis nesër dhe është plotësisht falas për të gjithë fëmijët. Nisma synon t’u krijojë brezave të rinj shqiptarë mundësinë të mësojnë dhe të ruajnë gjuhën e të parëve, duke u njohur njëkohësisht me historinë, kulturën dhe traditat shqiptare.

Shkolla Shqipe përbën një hap të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në zonën e Bostonit, veçanërisht për familjet që dëshirojnë që fëmijët e tyre të rriten me një lidhje të fortë me identitetin dhe trashëgiminë shqiptare.

Përmes mësimit në gjuhën shqipe, fëmijët do të kenë mundësinë të zhvillojnë njohuritë e tyre gjuhësore dhe të zbulojnë më nga afër historinë dhe vlerat kulturore që i kanë përcjellë shqiptarët brez pas brezi.

Prindërit e interesuar për regjistrimin dhe për më shumë informacion mund të kontaktojnë:

Anila Boçova: (508) 932-5550
Marjeta Caridha: (978) 836-4685

Organizatorët u bëjnë thirrje të gjitha familjeve shqiptare të mbështesin këtë nismë dhe t’u japin fëmijëve mundësinë të mësojnë shqipen në një mjedis komunitar.

“Ta mbajmë shqipen gjallë, brez pas brezi!” – është mesazhi që shoqëron këtë nismë, e cila synon të forcojë lidhjen e brezit të ri me gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar. /GD

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Beyond the Runway”, kur moda kthehet në forcë, shpresë dhe motivim

0
Nga Sokol Paja Spektakli “Beyond the Runway”, i ideuar nga stilistja shqiptare Lejda Troci dhuroi një emocion shumë të veçantë njerëzor, kulturor e patriotik për...