BallinaAtdheuMexhiti uron Kurtin për rizgjedhjen

Mexhiti uron Kurtin për rizgjedhjen

-

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar Albin Kurtin për rizgjedhjen në postin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Mexhiti ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, duke veçuar projektet e përbashkëta infrastrukturore dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Ai ka deklaruar se në periudhën e ardhshme Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të vazhdojnë bashkëpunimin në interes të qytetarëve të të dyja vendeve, me fokus të veçantë në projektet infrastrukturore që, sipas tij, po i afrojnë dy vendet më shumë se kurrë.

Postim i plotë:

E uroj mikun tim Albin Kurti për rizgjedhjen si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Në periudhën përpara nesh, dy vendet tona do ta vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer dypalësh, në interes të qytetarëve tanë, me theks të veçantë te projektet e përbashkëta infrastrukturore, të cilat na afrojnë si asnjëherë më parë, dhe në ndërtimin e të ardhmes evropiane për rajonin tonë. Institucionet stabile të ndërtuara mbi vullnetin e sovranit janë garancioni më i mirë për qeverisje të përgjegjshme, të guximshme dhe të vendosur për të ndërtuar shtetin mbi themele të fuqishme dhe të qëndrueshme.

Njëkohësisht, jemi pranë Republikës së Kosovës në këto momente me rëndësi historike, me mbështetje të plotë për luftën e pastër çlirimtare mbi të cilën u ngritën themelet e Republikës së pavarur. Historia njeh shumë raste kur ligji është përdorur për të marrë vendime kundërthënëse, por asnjë vendim i politizuar nuk mund ta fshijë një të vërtetë historike dhe asnjë autoritet nuk mund ta zhbëjë me një akt juridik atë që një popull e ka fituar me vetëmohim e sakrifica./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

TRUNGU ËSHTË VETË FAMILJA

0
Nga Bajram Ibrahimaj Familja është një trung me rrënjë të thella në tokë me dashuri në çdo degë me zemër që rreh fort. Rrënjët janë babë e nënë që na...