BallinaAtdheuDiaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet tjetër revoltë masive për dorëheqjen e...

Diaspora zbret sërish në shesh, paralajmërohet tjetër revoltë masive për dorëheqjen e Ramës

-

Revolta qytetare ndaj qeverisë ka hyrë sot në ditën e saj të 106-të radhazi, duke konfirmuar vijimësinë e një prej lëvizjeve më të gjata protestuese në kryeqytet.

Përballë godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, revoltës do t’i bashkohet sërish masivisht diaspora shqiptare, e cila ka udhëtuar nga vende të ndryshme të Evropës për të mbështetur protestën në terren.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë paralajmëruar organizimin e një tjetër proteste masive me kërkesën e prerë për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

Sipas përfaqësuesve të protestuesve, prania e emigrantëve shqiptarë sjell një impuls të ri për lëvizjen, ndërsa është bërë me dije se qëndresa qytetare do të vijojë pa ndërprerje deri në plotësimin e kërkesave të tyre politike, transmeton BW.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

TRUNGU ËSHTË VETË FAMILJA

0
Nga Bajram Ibrahimaj Familja është një trung me rrënjë të thella në tokë me dashuri në çdo degë me zemër që rreh fort. Rrënjët janë babë e nënë që na...