BallinaDiasporaGucati viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Gucati viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

-

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka zhvilluar një vizitë 2-ditore në Hagë, ku është takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe ish-komandantin e UÇK-së, Salih Mustafa. Gucati ka bërë të ditur se takimet janë zhvilluar të mërkurën dhe të enjten, më 11 dhe 12 nëntor, ndërsa ka përcjellë edhe mesazhin e tyre për shqiptarët.

Sipas tij, Thaçi, Veseli dhe Mustafa vazhdojnë të jenë të fortë dhe mirënjohës për mbështetjen që kanë marrë.

“Këta burra dhe kolosë të Kosovës janë të fortë si çdo herë, falënderues dhe mirënjohës ndaj gjithë shqiptarëve për përkrahjen e mbështetjen e deritanishme. Ata ju bëjnë të fala dhe ju përshëndesin të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar Gucati. Ai ka paralajmëruar se më 30 nëntor do të zhvillojë një takim edhe me ish-deputetin dhe ish-komandantin e UÇK-së, Rexhep Selimi.

“Ndërsa, më 30 nëntor, do të takohemi edhe me ‘10-shin’ e UÇK-së, Rexhep Selimin!”, ka shkruar Gucati.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi më 16 shtator janë dënuar me 81 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë, në shkallën e parë. /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Dublin të Irlandës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Takimi u zhvillua në kuadër...