BallinaDiasporaKurti takohet me shefen e FMN-së në New York: Synojmë thellimin dhe...

Kurti takohet me shefen e FMN-së në New York: Synojmë thellimin dhe diversifikimin e bashkëpunimit

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me drejtoren menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Në fokus të takimit ishin bashkëpunimi Kosovë-FMN, reformat ekonomike, rritja ekonomike dhe sfidat globale, përfshirë krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve të naftës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në New York me drejtoren menaxhuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, ku është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe këtij institucioni financiar ndërkombëtar.

Takimi u zhvillua gjatë vizitës së Kurtit në New York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit, palët diskutuan për partneritetin e deritanishëm ndërmjet Kosovës dhe FMN-së, si dhe për mundësitë e thellimit dhe diversifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit.

Gjatë takimit, Kurti prezantoi edhe agjendën e reformave ekonomike të Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se një nga synimet kryesore është krijimi i vendeve më të mira të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë.

“Agjenda e reformave synon krijimin e vendeve më të mira të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë, përmes rritjes së produktivitetit, investimeve dhe eksporteve, si dhe rritjes së pjesëmarrjes në fuqinë punëtore”, deklaroi Kurti.

Në këtë kuadër, kryeministri veçoi zgjerimin e programit SuperPuna për Gratë, si dhe vazhdimin dhe përmirësimin e sistemit të arsimit dual.

Kurti prezanton të dhënat për rritjen ekonomike

Gjatë takimit me Georgievën, Kurti foli edhe për zhvillimet e fundit të ekonomisë së Kosovës.

Sipas tij, gjatë këtij viti Kosova ka shënuar rritje ekonomike prej 5.4 për qind në tremujorin e parë dhe 4.1 për qind në tremujorin e dytë.

Në takim janë diskutuar edhe zhvillimet në ekonominë globale dhe sfidat me të cilat po përballen vendet, përfshirë rritjen e çmimeve të naftës dhe krizën energjetike.

Kurti dhe Georgieva kanë biseduar për mekanizmat dhe masat që mund të ndërmerren për përballimin e këtyre sfidave dhe për forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike.

Në përfundim të takimit, Kurti ka falënderuar Georgievën për bashkëpunimin e vazhdueshëm të FMN-së me Kosovën. Kryeministri ka shprehur gjithashtu synimin e Qeverisë për zgjerimin e bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar gjatë mandatit të ri. “Synimi ynë është që bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar ta thellojmë dhe diversifikojmë edhe më tej”, u shpreh Kurti, transmeton rtk

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga BE-ja, deri në maj...

0
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor sjell një paketë të rëndësishme financiare për Shqipërinë, me fokus zhvillimin e infrastrukturës, hapjen e vendeve të reja...