BallinaAtdheuRama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale

-

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një përditësim mbi ecurinë e nismave të bashkëbisedimit me qytetarët, duke prezantuar qasjen direkt në këtë proces përmes platformave digjitale. Në mesazhin e tij të mëngjesit, ai i drejtohet publikut duke vënë në dukje mundësinë e hyrjes në këtë format komunikimi nga pajisjet elektronike, ku shkruan se e nis ditën “me pasqyrën e Dialogut në telefonin apo kompjuterin tuaj” dhe uuron lexuesve “një të diel të paqtë”.

Përmes një komunikimi më të detajuar, kreu i qeverisë shtjellon arsyet e ngritjes së kësaj hapësire të re, duke nëvizuar natyrën e protestave në një shoqëri demokratike. Sipas tij, çdo protestë ka një sfond më të gjerë sesa shkaku i nisjes dhe përben një të drejtë thelbësore, por ai bën një ndarje të qartë midis shprehjes së lirë dhe veprimeve të paligjshme.

Rama thekson se “në vendet e lira protesta është një e drejtë e pamohueshme”, duke shtuar se “dhuna ndaj institucioneve, kërcënimi dhe vandalizmi ndaj pronës publike e private janë krime. Prandaj refuzimi i dhunës e distancimi prej saj, është ana tjetër e lirisë dhe së drejtës së protestës”.

Duke referuar përvojën e tij personale me lëvizjet studentore të viteve ’90, Rama ritakson detyrimin e pushtetit për t’u angazhuar në bisedime, sepse sipas tij “protesta është një trokitje në veshin e pushtetit dhe pushteti duhet ta dëgjojë çdo protestë, e të jetë kurdoherë gati për dialog”.

Ai argumenton se shpesh protestuesit qytetarë kërkojnë dialog ndërsa qeveritë hezitojnë, por vëren se në kontekstin aktual ka studentë që intimidohn nga të tjerët për të mos folur publikisht. Lidhur me këtë situatë, kryeministri shprehet se “as dhuna e disave nuk mund të bëhet arsye për të mos dëgjuar të tjerët, as refuzimi i dialogut nga disa nuk mund të kthehet në pengesë për ata që duan të dialogojnë”.

Në këtë kuadër është konceptuar edhe platforma e re digjitale, e cila synon të ofrojë një kanal komunikimi të drejtpërdrejtë fillimisht për studentët dhe më pas për këdo që dëshiron të ngrejë pyetje, kritika apo propozime. Nisma garanton ruajtjen e konfidencialitetit për të gjithë ata që nuk dëshirojnë të publikojnë emrin e tyre.

Rama sqaron se ky mekanizëm nuk kërkon të zëvendësojë tubimet në rrugë apo të imponojë me çdo kusht dakordësinë politike, sepse “synimi është ngritja e një ure ku pyetjet, kritikat, shqetësimet dhe propozimet, ashtu si përgjigjet, kundërargumentet, mirëkuptimi dhe dakordësitë e mundshme, të thuhen lirisht”.

Duke nëvizuar se “askush nuk duhet të zgjedhë mes së drejtës për të protestuar dhe mundësisë për t’u dëgjuar”, ai fton qytetarët ta shfrytëzojnë këtë hapësirë, me parimin se “mund të mos jemi kurrë dakord, por nga mënyra se si e shprehim mosdakordësinë tonë varet edhe sa e mirë ose jo është bashkëjetesa jonë demokratike”.

Nga zëri te përgjigja, Rama detajon funksionimin e platformës së re

Kryeministri Edi Rama ka shtjelluar më tej konceptin dhe mënyrën praktike të funksionimit të hapësirës së re sociale të komunikimit, duke vënë theksin te nevoja për të kaluar nga dëgjimi pasiv te zgjidhja konkrete e shqetësimeve të qytetarëve.

Në mesazhin e tij me titull “Nga zëri te përgjigja”, Rama analizon realitetin e sotëm të komunikimit publik dhe sfidat e tij. Ai vëren se “në rrjetet sociale, të gjithë mund të flasin. Më e vështirë është të dihet kush dëgjoi, çfarë kuptoi dhe çfarë bëri me atë që dëgjoi”. Duke iu referuar gjeneratës së re dhe protestuesve, kryeministri nënvizon se ata “janë formuar në një realitet ku komunikimi është i flakëpërflaktë, autoriteti është gjithnjë në pikëpyetje dhe besimi nuk buron nga hierarkitë tradicionale”.

Për këtë arsye, ai thekson se nisma e re nuk synon të reduktohet në një burokraci administrative. Sipas tij, platforma “nuk duhet të ngjajë me një tjetër kanal procedurash të bezdisshme. Ajo duhet të jetë e thjeshtë, e kuptueshme dhe e ndërtuar rreth asaj që qytetari ka për të thënë”, duke garantuar “një mundësi për të shkruar lirisht, një garanci për të mos u ekspozuar publikisht pa dëshirën tënde dhe një angazhim serioz për t’i trajtuar me respekt e përgjegjësi pyetjet, kritikat, shqetësimet dhe propozimet”.

Lidhur me procedurën e trajtimit të mesazheve, Rama sqaron dy rrugët kryesore të kthimit të përgjigjeve:

  • Për çështjet me interes të përgjithshëm- “Pyetjet me interes të gjerë do të marrin përgjigje publike nga Kryeministri, pa bërë publik identitetin e autorëve që nuk e dëshirojnë këtë”.
  • Për çështjet individuale- “Çështjet që kërkojnë një trajtim individual do t’u përcillen institucioneve përkatëse, me mundësinë e marrjes së përgjigjes në mënyrë private”.
  • Gjithashtu, kreu i qeverisë njofton se transparenca e këtij procesi do të sigurohet përmes një bilanci periodik. Ai bën me dije se “periodikisht do të publikohet një pasqyrë e dialogut, për të treguar çfarë është pyetur, çfarë është përgjigjur dhe çfarë është bërë apo mund të bëhet në vijim”.
  • Në përmbyllje të mesazhit, Rama përmbledh objektivin kryesor të kësaj nisme, duke nënvizuar se “qëllimi nuk është thjesht që zëri yt të mbërrijë te Kryeministri, por që përgjigjja të mbërrijë te ti”, transmeton rtsh.
Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga BE-ja, deri në maj...

0
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor sjell një paketë të rëndësishme financiare për Shqipërinë, me fokus zhvillimin e infrastrukturës, hapjen e vendeve të reja...