BallinaAtdheuKurti priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”

Kurti priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”

-

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim delegacionin e iniciativës “America250”, një projekt dypartiak i themeluar nga Kongresi në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diskutimi u përqendrua në përparimin jashtëzakonshëm që Kosova ka shënuar në vitet e fundit dhe në bashkëpunimin në një mori fushash strategjike, përfshirë politikën e jashtme, energjinë, mbrojtjen dhe sigurinë, transmeton “Bota sot”. Delegacioni ishte i përbërë nga:

uudhëheqësi i projektit, Faton Bislimi; profesorët Daniel Serwer dhe Edward Joseph; Drejtori Ekzekutiv i Çështjeve Qeveritare në Legjionin Amerikan, Mario Marquez; Drejtorja Ekzekutive e Asociacionit të Familjeve të Ushtrisë, Besa Tafilaj Pinchotti; dhe anëtarët e bordit të projektit, Ramiz Tafilaj, Shpend Bytyqi, Naser Berisha, Sherif Sherifi, Faton Blakqori dhe Andi Vranja./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sindikatat në Zvicër kërkojnë pagë minimale prej 5000 frangash për punëtorët...

0
BERNË – Federata e Sindikatave të Zvicrës (SGB) po përgatitet të ndërmarrë një nismë popullore për vendosjen e një page minimale prej 5000 frangash...