POSTIMET E FUNDIT

Shqipëria destinacioni sekret/ The Times: Plazhe fantastike, linja direkte dhe kosto e përballueshme

Shqipëria nga një sekret i fshehur i ballkanit tashmë është transformuar në një vend që tërheq çdo vit më shumë turistë.Kështu e nis artikullin media britanike “The Times” duke i rekomanduar turistëve britanike 11 destinacionet që duhet të eksplorojnë në vendin tonë.

“The Times” nënvizon se  në Shqipëri mund të gjesh  det me ujera te kristalta, rrënoja të lashta, dhe male piktoreske qw po joshin një numër rekord turistësh.

Dhe  të gjitha këto mund të arrihen  me fluturimet direkte, përgjithësisht të përballueshme, nga Mbretëria e Bashkuar në kryeqytetin, Tiranë. Nw shkrim veçohet riviera shqiptare me Sarandën dhe Ksamilin . E perditshmja britanike “The Times” shkruan se Ksamili shpesh është konsideruar si “Maldivet e Evropës”, pasi ka plazhe me rërë te bardhë .

Por nuk lihen pa përmendur edhe  Alpet midis të cilave  Parku Kombetar i Thethit dhe Parku Kombëtar i Llogorasë. ku mund te eksplorohen  pejzazhe te mrekullueshme me ujëvara te shumta, livadhe dhe lugina të shumta.

Pogradeci është një ndër qytetet që rekomandoohet për vizitorët , që duan pushime në diell por edhe qetësi.Sipas “The Times”  vizitorët e kësaj kategorie duhet të shkojnë në brigjet e Liqenit të Pogradecit një nga liqenet më të vjetra dhe më të thella në Evropë

Një ndalesë sygjerohet të bëhet edhe në qytetet historike pjesë e Unesco si Berati i cili ka edhe  një fortesën 2,500-vjeçare ,Gjirokatsra si dhe Kruja.

E perditshmja britanike “The Times” sugjeron qytetin bregdetar te Durresit ku mund te vizitohen amfiteatri romak apo plazhet që në verë janë të mbushura me pushues

Gjithashtu Tirana është ne lupen e  te perditshmes britanike qe shkruan se ndryshe nga Berlini apo Varshava, kryeqyteti shqiptar është shumëngjyrësh, me sheshe dhe galeri arti të sofistikuara, transmeton abcnewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB