BallinaDiasporaKurti në Austri, takohet me kancelarin Stocker, ja çfarë diskutuan

Kurti në Austri, takohet me kancelarin Stocker, ja çfarë diskutuan

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është pritur në takim nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker. Në komunikatën e ZKM’së, bëhet e ditur se Kurti ka shprehur falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës që nga vitet e ’90-ta, pastaj në shtet ndërtim dhe në rrugën evropiane, e po ashtu për kontributin në kuadër të KFOR-it.

‘’ Teksa vlerësoi mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës të shprehur në Komitetin e Ministrave, në Kishinau në maj të vitit 2026, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se një nga prioritetet më të larta të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Ai nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga Austria dhe rolit të saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës’’, thuhet në komunikatë mes tjerash.

Komunikata:

Kryeministri në detyrë Kurti zhvilloi takim bilateral me kancelarin e Austrisë, Stocker

Vjenë, 9 qershor 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim bilateral nga kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker. Kryeministri në detyrë Kurti shprehu falënderime për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës që nga vitet e ’90-ta, pastaj në shtet ndërtim dhe në rrugën evropiane, e po ashtu për kontributin në kuadër të KFOR-it.

Teksa vlerësoi mbështetjen e Austrisë ndaj Kosovës të shprehur në Komitetin e Ministrave, në Kishinau në maj të vitit 2026, kryeministri në detyrë Kurti theksoi se një nga prioritetet më të larta të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Ai nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes nga Austria dhe rolit të saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kryeministri në detyrë Kurti tha se mirëpret deklaratën e kancelarit Stocker në Tivat, se Bashkimi Evropian nuk është i plotë, i sigurt dhe i qëndrueshëm pa Ballkanin Perëndimor. Pasi tha se Republika e Kosovës është e përcaktuar, e angazhuar dhe e përkushtuar në rrugën e saj të anëtarësimit, kryeministri në detyrë Kurti foli për rëndësinë që BE-ja të përgjigjet me dhënien e statusit të shtetit kandidat dhe hapjen e negociatave.

Në takim u bisedua për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, me theks të veçantë bashkëpunimin ekonomik e tregtar, investimet dhe rolin e rëndësishëm të mërgatës, energjinë dhe transformimin digjital. Ndërsa, u diskutua edhe për sigurinë, mbrojtjen dhe bashkëpunimin rajonal.

Kryeministri në detyrë Kurti uroi Austrinë për zgjedhjen anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027-2028, ndërkaq pranoi urime për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lojtari nga Kosova shënon për Bayernin e Munihut

0
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviçi, po vazhdon me paraqitje të mira te Bayern Munih. Ibrahimoviçi shënoi në ndeshjen miqësore ndaj Heidenheimit, ku “Bavarezët”...

ÇLIRIMI I SHKUPIT SHQIPTAR