BallinaDiasporaKurti: Integrimi në Amerikë nuk nënkupton humbjen e identitetit shqiptar

Kurti: Integrimi në Amerikë nuk nënkupton humbjen e identitetit shqiptar

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vënë në pah rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në diasporë, duke iu referuar komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi se dashuria dhe përkushtimi ndaj Shteteve të Bashkuara mund të bashkëjetojnë me lidhjen me vendin e origjinës dhe trashëgiminë familjare.

Sipas tij, integrimi në shoqërinë amerikane nuk duhet të nënkuptojë heqjen dorë nga identiteti shqiptar. Në këtë kuadër, ai përmendi organizimin për herë të parë të “Albanian Festival” në Staten Island, një aktivitet që, sipas kryeministrit, ka mbledhur komunitetin shqiptar përmes muzikës, ushqimit tradicional dhe aktiviteteve kulturore.

Kurti vlerësoi se ngjarje të tilla kanë një rëndësi të veçantë për ruajtjen e lidhjeve ndërmjet gjeneratave shqiptare në SHBA. Në to takohen shqiptarët që kanë emigruar dekada më parë me brezat e rinj, të lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara.

Ai theksoi gjithashtu kontributin e familjeve shqiptare në jetën e qytetit të New York-ut, duke përmendur angazhimin e brezave të rinj në fusha të ndryshme, përfshirë biznesin, mjekësinë, teknologjinë, universitetet, administratën dhe shërbimin publik.

“Për Kosovën, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara ka qenë gjithmonë shumë më tepër se një diasporë. Ka qenë zë i fuqishëm, mbështetje e vazhdueshme dhe urë lidhëse me Amerikën”, shkroi Kurti.

Mesazhi i kryeministrit vjen në një kohë kur komunitetet shqiptare në SHBA vazhdojnë të organizojnë aktivitete kulturore e komunitare, me synim ruajtjen e traditave dhe përcjelljen e gjuhës e identitetit shqiptar te brezat e rinj.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Protesta në Cyrih dhe një fotografi që flet për qytetërimin e...

0
Nga Dashnim HEBIBI Pas protestës së mbajtur dje në Cyrih në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, një...

Monumenti, një akt i vonuar